Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


BeatPad, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
BeatPad është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të krijoni ritme muzikore si të ishit një DJ i vërtetë. Do të keni mundësi të karikoni file-t tuaj muzikore të preferuara dhe ti miksoni ato sipas fantazisë. Gjithashtu në qoftë se ju nevojitet ndonjë efekt muzikor extra atëherë mund ti blini ato direkt nga programi.


- Dracula Twins, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dracula Twins është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni 2 binjakët vampirë të shpëtojnë mikun e tyre të rrëmbyer nga një person i cili do të marrë gjakun e tij për tu bërë i pavdekshëm. Gjatë udhëtimit tuaj duhet të keni kujdes pasi do të gjeni shumë penges. Ja vlen ta luani këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment