Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Castle Raid, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Castle Raid është një lojë me streategji ku ju mund të luani online ose direkt në iDevice-in tuaj duke sfiduar miqtë në një luftë ku duhet të mbroheni dhe të përdorni strategji për të mposhtur ushtrinë armike. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- InstaWeather Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
InstaWeather Pro është një program i cili do t'ju japë informacione të detajuara në lidhje me motin në qytetin tuaj. Gjithashtu mund të shikoni parashikimn e motit edhe në bazë të vëndëndodhjes gjeografike në hartë. Ja vlen ta provoni këtë program.


Aureus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Aureus është një një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të reshtoni elementë të të njëjtit tip, horizontalisht ose verticalisht. Gjithashtu kjo lojë mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment