Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Infinity Blade, nga 5.99€, falas /iPhone, iPad
Loja e parë për pajisjet mobile e zhvilluar me Unreal Engine 3, me një grafikë epike, ambinete fantastike, dyluftime plot adrenalinë dhe avancim i personazheve në një mbretëri mesjetare krejtësisht në 3D! Ne jua këshillojm këtë lojë e cila është falas vetëm për pak orë.


Mooniz Pro, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Kjo lojë i përket kategorisë së lojërave kuic "thyej fillimin". Disa krijesa nga hëna kanë zbritur në tokë për ta pushtuar. Ju jeni e vetmja shpresë për tokën dhe duhet të vrisni këto krijesa duke rreshtuar horizontalisht ose vertikalisht, disa të të njëjtit lloj. Loja ofron një argëtim të pakrahasuar dhe është një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën.


Instaflash, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment