Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Buff Knight, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Buff Knight është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme të cilat bëhen më të këqija me kalimin e misioneve. Gjithashtu gjatë rrugës do të keni mundësinë të përditësoni armët që keni në dispozicion.


iColorama S, nga 2.69€, Falas. /iPad 
iColorama është një program i cili ofron shumë efekte grafike dhe funksione të tjera për përpunimin e fotografive në mënyrë profesionale. Përveç efekteve grafike mund ti aplikoni fotove tuaja edhe filtra ose shkrime mbi fotografinë.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Hack Run, nga 1.59€, falas. /iPhone, iPad
Hack Run është një lojë për të apasionuarit e informatikës ku duhet të arratiseni nga disa sisteme sigurie pasi keni zbuluar sekretin e organizatës. Loja bazohet tek komandat e Unix dhe Dos dhe ju duhet ti mësoni e pastaj ti përdorni për tu arratisur nga sistemi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Stickman Tennis, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stickman Tennis është një lojë mjaft e bukur ku personazhet e lojës jetojnë në një botë ku banorët quhen StickMan. Në këtë lojë ju jeni një nga banorët e famshëm në botën e tenisit dhe duhet të garoni në kampionatin kryesor me sfidues të tjerë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment