Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

IQ Test for Mensa, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


iReminder - Mastermind Edition, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion mjaft i kompletuar për iOS për të kujtuar gjërat që keni për të bërë. Ka një dizajn modern dhe mjaft efikas.


- Gramory, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gramory ështuë një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të që të publikoni fotot tuaja në shumë rrjete sociale në të njëjtën kohë. Pra do ti menaxhoni ato duke i përcaktuar 1 ose më shumë rrjete sociale ku ato mund të publikohen.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment