Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Space Legends, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Space Legends është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të udhëtoni në hapësirë dhe të luftoni kundër anijeve kozmike aliene. Gjatë misionit tuaj do të eksploroni galaktika të reja dhe do të përmirësoni armët që keni në dispozicion. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



- Worms3, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Worm 3 është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të luftoni në një fabrikë me krijesa të ndryshme duke shfrytëzuar të gjitha armët që keni në dispozicion. Mund të luani gjithashtu edhe Online me miqtë tuaj. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Videos In Video, nga 8,79€, falas. /iPhone, iPad
 Nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të të integroni file video në një video tjetër. Ky funksion mjaft interesant do të na lejojë të krijojmë file video mjaft interesante dhe që do të ruajnë kujtimet tona ndër vite.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment