Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

HeartRate+ Coherence, nga 3.59€, falas /iPhone
HeartRate+ është aplikacioni i parë që është në gjëndje të masë korrektësinë e frymëmarrjes tuaj duke monitoruar se si ndryshon frekuenca e rrajeve tuaja të zemrës (Heart Rate Variability HRV) dhe duke matur nivelin e konsistencës kardiorespiratore që keni arritur


MiniSynth 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniSynth është një program mjaft profesional që i dedikohet të gjithë ju që jeni të apasionuar mbas muzikës. Në fakt programi shfrytëzon aftësinë e proçesorit të iPhone për të përpunuar sinjalin si një DSP (Digital Signal Processor). Kjo do të thotë që sinjali përpunohet direkt nga proçesori dhe jo nëpërmjet tingujve të kampionuar.


- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment