Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Better Fonts Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Better Fonts Pro është një program i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mund të ndryshoni stilin e shkrimit në mesazhet SMS, iMessage apo Whatsapp. Sot mund ta shkarkoni falas për një kohë të limituar.

System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


- Gnumz: Masters of Defense, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një material më i shtrenjtë se diamanti edhe floriri është zbuluar në fshatin tuaj edhe shumë ushtri po afrohen për të ndërtuar minierat e tyre. Në lojë duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme për të mbrojtur fshatin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment