Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

-  Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


007's Vidicon: Spy Camera, nga 17.99€, falas. /iPhone
Ky program do të na japë mundësinë të rregjistrojmë audio ose video pa u kuptuar. Kjo do të thotë që ju mund të rregjistroni audio kur jeni duke dëgjuar muzikë ose mund të rregjistroni video kur jeni duke parë një film. Ja vlen ta provoni këtë program.


Z-Drums Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësin në stimulojmë instrumentin e baterisë në iPhone ose iPad dhe duke prekur mbi ekranin e këtyre të fundit mund të krijojmë tingullin e çdo pjese të këtij instrumenti muzikor. Pra në qoftë se jeni të apasionuar të këtij instrumenti ja vlen ta shkarkoni dhe ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment