Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Windy: Sleep Relax Meditate, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Windy është një program i cili do të na ofrojë një mënyrë për tu relaksuar nëpërmjet dëgjimit të erës së rregjistruar me kualitet të lartë. Gjithashtu në sfond do t'ju shoqërojnë imazhe mjaft të bukura. Ja vlen ta merrni këtë program.


Thunderspace HD, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Thunderspace është një proram mjaft interesant i cili krijon disa efekte audio në 3D të shoqërura me disa efekte drite që do të krijojnë rreth jush efektin e vetëtimave. Një ambjent i tillë do të sjellë relaks dhe qetësi për ju. Ja vlen ta provoni këtë program.


Tadaa SLR, nga 2.69€, falas. /iPhone
Tadaa është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas fotografisë. Programi pasi instalohet do të na japë mundësinë të fokusojmë objektivin që duam të fotografojmë në mënyrë mjaft profesionale. Ja vlen ta keni këtë program.


Skill Game Arcade, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të lidhni numrat që shfaqen mbi letër pa prekur vizat e tjera. Duhet të jeni të shpejtë dhe të shkathët sepse koha është armiku juaj. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


- Duke Nukem: Manhatan Project, nga 0.79€, falas. /iPhone
Qyteti i Los Angeles është pushtuar nga jashtëtokësorë dhe Duke është një luftëtar i cili do të kryej misione kundra këtij pushtimi. Loja ekziston që në vitin 1991 dhe është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e lojërave të asaj kohe. Do të kryeni shumë misione ku do të keni në dispoziocione disa seri armësh.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment