Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Heroes & Outlaws, nga 0.89€, falas. /iPhone
Heroes & Outlaws është një lojë me strategji ku ju duhet të ndërtoni e më pas të mbroni fshatin tuaj me personazhët mistik të botës që do të krijoni. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të luftoni kundra pushtuesve.


Toy Defense: Relaxed Mode, nga 1,79€, falas /iPhone, iPad
Toy Defense: Relaxed Mode është versioni i ri i lojës Toy Defense e menduar veçanërisht për të gjithë ato lojtarë që preferojnë një eksperiencë klasike loje. Një nivel më i ulët vështirësie, më pak sulme, misione më të thjeshta.


- Melodive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Melodive është një lojë mjaft e bukur ku ju duhe të fluturoni në hapësirë ku shfaqen objekte 3D mjaft të bukura edhe të shoqëruara me melodi. Objektivi është që të fluturoni pa fund pa prekur tokën. Ja vlen ta provoni këtë lojë të veçantë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment