Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Game of Thrones, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Loja fillon me fundin e sezonit të tretë të serialit televizim dhe përfundon pak përpara sezonit të pestë. Në këtë rast historia i dedikohet shtëpisë Forrester, pjesëtarët e së cilës nuk janë shfaqur në serial, por në librin e pestë të Game of Thrones


- Static Motion, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Static Motion është një lojë në të cilën duhet të shkatërroni të gjitha objektet armike duke prekur ekranin me shkathtësi. Loja është mjaft e thjeshtë por duhet shumë kujdes edhe shpejtësi për të kaluar në nivelin tjetër.



Rhythm Repeat, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Rythm Repeat është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndiqni rrathët e ngjyrosur të cilët ekzekutojnë një tingull. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ti prekur ato sipas ritmit muzikor. Pra kjo lojë është një lojë me temë Kuic të cilën ja vlen ta provoni.


War Of Eclipse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
War of eclipse është një lojë në të cilën ju do të ndihmone një kapiten anije kozmike, në luftën kundër forcave aliene. Gjatë aventurave dhe betejave ju do të zbuloni edhe të vërtetën e luftës së njerzimit kundër alienëve. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft të thjesht dhe vetëm në bardh e zi. Ja vlen ta provoni.


Tap The Frog: Doodle, nga 0.89€, falas, /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të drejtoni bretkosën, duke prekur ekranin e iPhone ose iPad, në rreth 48 nivele. Bretkosa duhet të lëvizë duke shfrytëzuar mjetet rrethanore që do gjeni në nivelin aktual që po luani. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas nga App Store.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment