Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Spark Camera, nga 0.89€, falas. /iPhone, Pad
Spark Camera është një program i cili na lejon të bëjmë filmime me fotokamerën e iDevice, në mënyrë mjaft të thjeshtë por dhe profesionale. Nëpërmjet këtij programi ju mund të shprehni fantazinë tuaj në çastet e lumtura që përjetoni dhe Spark Camera do t'ju japë mundësinë të filmoni këto çaste. Ja vlen ta provoni.


Download Expert, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Download Expert është një program i cili na lejon të shkarkojmë nga rrjeti internet çdo lloj formati file-esh. Mund të merrni file muzikor, file video si dhe shumë formate të tjerë. Ja vlen ta keni këtë program në telefonin tuaj, sidomos kur nuk doni të keni Jailbreak në iPhone ose iPad.


AirPhotoViewer, nga 4.49€, Falas /iPhone, iPad
AirPhotoViewr është një aplikacion që na lejon të shohim imazhet tona nga kompjuteri me anë të wireless, pa pasur nevojë të bëjmë sinkronizim. Përveç mundësisë së shikimit të fotove nga PC/Mac pa sinkronizim duke përdorur rrjetin Wi-Fi, suporton edhe prezantimet, miniaturat, zoom e shumë të tjera. Mund ti shkarkojmë imazhet nga kompjuteri për ti parë ato edhe offline. Aplikacioni është universal.


- Marvel Pinball, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Marvel Pinball është një lojë mjaft interesante për të gjithë të apasionuarit e lojës pinball dhe personazheve Marvel e karakterizuar nga ambiente të dedikuar veçanërisht super heronjve The Avengers. Loja ka një grafikë mjaft të bukur dhe ia vlen ta provoni.


Van Pershing, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë mund të luhet me dy mënyra, misione ose lojë pa fund. Në rastin e parë duhet të kryeni rreth 20 misione ku gjithmonë vështirësohen. Ndërsa në rastin e lojës pa fund mund të luani duke sfiduar miqtë tuaj në Game Center. Loja ofron disa lloje armësh dhe 7 lloje njerëzish gjysëm të vdekur që duhet ti asgjesoni me këto armë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment