Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Slingshot Puzzle, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Slingshot Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të kaloni sferën metalike në pikat e caktuara për të kaluar në një nivel tjetër. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë pengesa të cilat do ta bëjnë këtë lojë mjaft impenjative por tërheqëse.


Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


Medieval Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Medieval Defenders është një lojë me strategji ku ju do të ndërtoni ushtrinë tuaj edhe më pas do të luftoni për tu bërë sunduesi i çdo vëndi që sulmoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment