Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Infinity Blade, nga 5.99€, falas /iPhone, iPad
Loja e parë për pajisjet mobile e zhvilluar me Unreal Engine 3, me një grafikë epike, ambinete fantastike, dyluftime plot adrenalinë dhe avancim i personazheve në një mbretëri mesjetare krejtësisht në 3D! Ne jua këshillojm këtë lojë e cila është falas vetëm për pak orë.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


- Olo Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Olo Game është një lojë mjaft e bukur ku ju mund të luani online ose me miqtë tuaj që ndodhen pranë jush. Qëllimi i lojës është të mblidhni sa më shumë OLO me strategji të ndryshme. Por duhet të keni kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë.


Burn The Corn, nga 1.79€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni misrat e kokoshkave të bëhen kokoshka. Kini kujdes sepse kuba akulli do të tentojnë ti lagin ato me qëllim që të mos bëhen më kokoshka. Me gishtin tuaj duhet ti aplikoni flakë misrave përpara se kubat e ujit ti lagin. Është një lojë që të bën përvete dhe çdo mision bëhet më i vështirë se tjetri. Gjithashtu mund të ruani pikët tuaja edhe në Game Center.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment: