Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Pdf Forms, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pdf Forms është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të modifikoni e më pas të ruani modifikimet e bëra përsëri në formatin PDF. Gjithashtu programi ju jep mundësinë të dërgoni direkt dokumentin nëpërmjet email. Ja vlen ta merrni këtë program.


- NonogramZ, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
NonogramZ është një lojë në të cilën ju duhet të zgjidhni enigmat Japoneze. Ju mund të testoni aftësinë tuaj duke zgjidhur rreth 300 enigmat që loja përmban ose mund të shkarkoni edhe 1000 të tjera online.


- Inspire: Paint, Draw & Sketch, nga 4.79€, falas. /iPhone
Inspire është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të shprehim imagjinatën duke vizatuar në iPhone me të gjitha mjetet që i nevojiten një piktori. Në qoftë se keni pasion vizatimin atëherë ky program do t'ju sjellë atë çfarë ju duhet për të shprehur talentin tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment