Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

ScrollIt, nga 0.89€, falas. /iPhone
ScrollIt është një program nëpërmjet të cilit ju mund të shfaqni në ekranin e iPhone-it tuaj mesazhe të shkurtra duke aplikuar gjithashtu edhe stile grafike të këndshme.


iColorama, nga 2.69€, Falas. /iPad 
iColorama është një program i cili ofron shumë efekte grafike dhe funksione të tjera për përpunimin e fotografive në mënyrë profesionale. Përveç efekteve grafike mund ti aplikoni fotove tuaja edhe filtra ose shkrime mbi fotografinë.


ColorStrokes, nga 1.79€, falas. /iPhone
ColorStrokes është një program mjaft profesional për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai do të na lejojë ti aplikojmë fotove shumë efekte grafike të cilat do ti krijoni ju me fantazinë tuaj. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment