Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Fight Lenged Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fight Lengend Pro është një lojë mjaft e bukur e cila është frymëzuar nga loja Street Fighter. Pasi të zgjidhni personazhin tuaj të preferuar ju do të luftoni në rrugët e qyteteve të ndryshme për tu bërë luftëtari më i mirë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Nudifier, nga 0.89€, falas. /iPhone
Nudifier është një program i cili na lejon të modifikojmë fotot tona ose të miqve tanë. Programi do të krijojë imazhin e një kopertine ku shfaqen personat e identifikuar në imazhet e zgjedhura, nudo. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për ti bërë një shaka miqve. 


Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.


Knots 3D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Knots është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju ofrojë informacione në lidhje me krijimin e nyjeve midis dy litarëve apo çfarë do qoftë. Programi përmband dhe disa video dimostrative në 3D ku shpjegohet shumë qartë se si mund të krijohet një lloj nyje ose lidhje litarësh. Ja vlen ta merrni këtë program.


Week Calendar, nga 1.79€, falas. /iPhone
Week Calendar është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që rregjistroni çdo event të ditës. Në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive mund të shtoni event në kalendarin që programi ofron, ti modifikoni ato ose ti fshini. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment