Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- The Detail, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Pesë episode në një histori krimi që do ju shoqërojë në eksperiencën tuaj në rolin e një detektivi amerikan. Objetivi juaj do të jetë të hetoni rreth një vrasjeje në një qytet amerikan. 


- Fish Heroes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fish Heroes është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni peshqit e vegjël që të mos haen nga peshkaqenët e mëdhenj. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur por gjithashtu ofron edhe një mënyrë mjaft tërheqëse për të kaluar kohën e lirë.


Epica 2 Pro, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft simpatik dhe i pasur me funksione për modifikimin e fotove tuaja. Mund t'i shtoni efekte të ndryshme fotove dhe më pas t'i ndani me miqtë tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

2 comments:

  1. po me mire ashtu, mendova se do instaloje direkt ios 9 kur te dali ne shtator, me mire ashtu mbaje me jailbreak deri kur te dali jailbreak per ios 9 dhe bej ate procedure qe te rekomandova, keshtu qe nuk eshte nevoja ta fshish nga e para telefonin

    ReplyDelete
  2. nuk me instalohet iTunes deri ne fund, kur mberrin nga fundi , aty shenon Rolling back se fillon shkon nga mrapa e nuk instalohet ?

    ReplyDelete