Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Seven Planets, nga 1.79€, falas. /iPhone
Seven Planets është lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju duhet të zhdukni nga bordi që përmban sfera me ngjyrë, ato që kanë të njëjtën ngjyrë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Get-O Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get-O Pro është një lojë mjat e bukur e cila mund të luhet midis 2 iDevice-eve që komunikojnë nëpërmjet rrjetit BlueTooth. Qëllimi juaj do të jetë të kaloni pjatën nga një ekran në tjetrin pa prekur fundin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Angry Birds Space, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Duke parë suksesin e këtij versioni si dhe faktin që këtë një rrobot i Agjensisë Amerikane Të Hapësirës NASA do të arrij në planetin Mars, ndoshta krijuesti e kësaj loje janë inspiruar dhe kanë krijuar versionin e lojës Angry Birds Space. Loja një veshje të re grafike si dhe shumë misione të reja për zogjtë e inatosur të cilët do të luftojnë me derrkucat në hapësirë. Nxitoni ta merrni falas.


Tadaa SLR, nga 2.69€, falas. /iPhone
Tadaa është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas fotografisë. Programi pasi instalohet do të na japë mundësinë të fokusojmë objektivin që duam të fotografojmë në mënyrë mjaft profesionale. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment