Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Orby Widgets, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
12 widgets në 1 aplikacion të vetëm:  Conversation, App Launcher, Calculator, Speed Call, Music sharing, Memory, CPU, Storage, Battery, Data usage, Network addresses, Runtime.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


Rhythm Cat Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Rhythm Cat Pro është një lojë për të rritur dhe fëmijë nëpërmjet të cilës ju do të mësoni se si të lexoni ritmet  dhe të argëtoheni në të njëjtën kohë duke bërë macen e zezë të kërcejë sipas ritmit që ju do ti përcillni. Mund të luani në 60 nivele të ndryshme dhe do të dilni i pari vetëm në qoftë se ndiqni ritmet sipas notave.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment