Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Windy: Sleep Relax Meditate, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Windy është një program i cili do të na ofrojë një mënyrë për tu relaksuar nëpërmjet dëgjimit të erës së rregjistruar me kualitet të lartë. Gjithashtu në sfond do t'ju shoqërojnë imazhe mjaft të bukura. Ja vlen ta merrni këtë program.


movieStudio, nga 2,69€, falas /iPhone, iPad
Ju mund të përdorni këtë aplikacion për të krijuar video të bukura duke përdorur fotot tuaja. Zgjedhni muzikën që dëshironi për të përdorur si background. Është shumë i thjeshtë për tu përdorur dhe është një aplikacion universal për iPhone dhe iPad.


ContactsXL Classic, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të menaxhojmë kontaktet telefonike, ato të email si dhe kontaktet në Facebook, në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment