Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


World History Atlas, nga 9.49€, falas. /iPhone, iPad
World History Atlas është një program i cili i dedikohet të apasionuarve të historisë. Ai do t'ju tregojë në një hartë interaktive ndarjen e shteteve në periudha të ndryshme kohore. Gjithashtu do t'ju japë shumë informacione në lidhje me çdo periudhë.


Blox, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të prekni me gisht kuadratët e të njëjtës ngjyrë për të fituar pikë. Duket e thjeshtë për tu thënë por në të vërtetë duhet të jeni të shkathët në lëvizjen e gishtave në mënyrë të tillë që në një hap të prekni sa më shumë kuadratë. Kini kujdes sepse loja është shumë tërheqëse.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment