Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

 - ArtRage for iPhone, nga 1.79€, falas. /iPhone
ArtRage është një program mjaft interesant i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas artit të vizatimit. Do të keni mundësinë të vizatoni direkt në iPhone duke patur të njëjtën eksperiencë që do të kishit sikur të ishit duke vizatuar realist mbi një telajo. Ja vlen ta provoni edhe këtë program.


The Journey Down: Chapter One, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në serinë e parë të kësaj loje ju do të ndihmoni dy personazhet e lojës, Bwana dhe Kito, të kthehen në shtëpi. Gjatë rrugës do të përballeni me shumë aventura dhe sektrete të cilat do ta kthejnë udhëtimin tuaj në një aventurë mjaft të rrezikshme. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë


Microcells, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Microcells është një lojë në të cilën objektivi juaj do të jetë të pastroni ekranin nga mikrobet që e mbulojnë atë. Për ti eliminuar sa më shpjetë ato duhet të jeni në gjëndje të selektoni  6 mikrobe njëherësh ose më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Beat The Beast, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Beat The Beast është një lojë me aventura dhe e ndërtuar në një ambjent grafik 3D mjaft tërheqës. Ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të shkojë deri në fund të aventurës së tij. Ai duhet të mbrojë fshatin e tij nga armiqtë. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment