Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Chemio: A Student's Chemical Reference, nga 1.79€, falas. /iPad
Chemio është një program edukues i cili i dedikohet personave të apasionuar mbas kimisë. Këtu do të gjeni shumë pamje 3D të elementëve bazë të kimisë. Gjithashtu programi është i këshillueshëm edhe për fëmijët në qoftë se doni që ato të mësojnë bazat e kimisë. Ja vlen ta keni.


- Keep an Eye, nga 1.79€, falas. /iPhone
Keep an Eye është një program mjaft i dobishëm në qoftë se keni një Mac. Pasi të aksesoni në faqen http://keepaneye.mobi  nga PC, mund të skanoni me fotokamerën e iPhone shifrat në BarCode që do të shfaqet në ekran. Më pas ju do të njoftoheni me një Notification për cdo event që ndodh në Mac-un tuaj edhe pse jeni në distancë nga ai.


King Of Maths, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
King Of Maths është një lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju mund të vini në provë njohuritë tuaja matematike. Loja do të nisë nga pyetje shumë të thjeshta për të arritur tek ato më të vështira. Ja vlen ta keni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment: