Ashtu siç e kishin premtuar, ka mbërritur në App Store aventura më e re e zogjve të inatosur. Lufta e pafund kundër derrkucëve jeshil do të vazhdojë edhe në "Angry Birds 2", kapitullin e ri të lojës më të shkarkuara të të gjitha kohërave për pajisjet mobile. Ka edhe një lajm shumë të mirë për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje: Angry Birds 2 do të jetë falas.

Filozofia e lojës do të jetë po ajo: një betejë e vazhdueshve midis zogjve dhe derrkucave. Komandat e lojës mbeten gjithmonë shumë intuitive, të bazuara tek gjestet e gishtave në ekran. Zogjtë me aftësi të ndryshme, do t'i gjuajmë kundër disa strukturave të veçanta që duhet të goditen në pika strategjike, duke i prishur ato dhe duke eliminuar derrkucët jeshil që janë të fshehur poshtë tyre.


Grafika e re është më e bukur dhe në stilin comics. Do të ketë edhe disa personazhe të rinj. Disa nivele kanë edhe disa nën-nivele brenda, që do të thotë se përdoruesi do të përballet me beteja të tjera shtesë mjaft argëtuese.

Angry Birds 2 është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment