Alympus është një tweak i ri që arrin të personalizojë App Switcher si kurrë më parë, me një grafikë fantastike. Përpara disa ditësh kemi publikuar një video demo të këtij programi, por sot kemi mundësinë ta provojmë. Pasi ta keni instaluar nga Cydia, Alympus do të zëvendësojë automatikisht App Switcher.


Bëhet fjalë për një zgjerim të Multitasking, do të shohim deri në 20 aplikacione të hapura në Homescreen. Siç mund ta shikoni edhe nga imazhet tona, me anë të Alympus mund të ndryshoni përmasat e aplikacioneve të hapura në App Switcher. Çdo gjë mund ta bëni me një pinch-to-zoom me anë të gishtërinjve.


Përveç multitasking, Alympus ofron edhe disa funksione të tjera të dedikuar muzikës dhe butonave "toggle" të Control Center me kontaktet e preferuara lart. Për ta hapur mjafton të zgjedhni njërën nga tre opsionet e disponueshme. Duke shtrytëzuar Activator mund të zgjedhni gjeste të ndryshme sipas dëshirës.


Nëse jeni të interesuar, Alympus mund ta shkarkoni falas nga repoja e iPhoneAlbania në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment