Ka vetëm pak ditë që është publikuar në App Stor, dhe pas suksesit për PC, është bërë menjëherë edhe loja më e shkarkuar për iPhone. E kemi fjalën për Agar.io, një lojë ku do të keni një objektiv të vetëm: të bëheni qeliza më e madhe nga të gjitha, duke sfiduar përdorues të ndryshëm nga e gjithë bota.

Këtë mund ta arrini duke ngrënë qelizat e lojtarëve të tjerë dhe duke bërë kujdes nga qelizat më të mëdha që do të provojnë t'iu hajnë. A do të jeni në gjëndje të mbijetoni dhe të rriteni gjithmonë e më shumë?


Agar.io është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 26MB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment