Të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në plazhet e mrekullueshme të bregdetit Shqiptar, do të kenë mundësinë të lundrojnë falas në internet me Vodafone Free Wi-Fi. Në më shume se 16 zona të bregdetit, kompania Vodafone Albania ka mundësuar internet wi-fi nëpërmjet të cilit pushuesit mund të lundrojnë në internet, të ndajnë foto me miqtë në rrjetet sociale, të kontrollojnë emailin etj.

Turistët në Ksamil, Sarandë, Borsh, Himarë, Jalë, Dhërmi, Drimadhes, Palase, Radhimë, Vlorë, Divjakë, Plazhi Gjeneralit, Spille, Qerret, Mali Robit, Golem,Shkëmbi, Kavajës, Durrës, Gjiri Lalzit, Shëngjin, Velipojë do të përfitojnë internet të shpejtë dhe të sigurt pa pagesë vetëm duke aksesuar në Vodafone wi-fi.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit në vend, Vodafone është e angazhuar  për të shfrytëzuar teknologjinë e saj për të ofruar shërbime dhe lehtësi për turistët, me qëllimin e vetëm për të kthyer Shqipërinë në destinacionin e preferuar të shqiptarëve dhe të huajve, jo vetëm për bukuritë natyrore mahnitëse, por edhe për shërbimet cilësore.

Lidhu me Vodafone WiFi shumë shpejt me tre hapa:

1. Përzgjidh Vodafone WiFi në listën e rrjeteve që shfaqen.
2. Dërgo SMS me tekst Vodafonewifi50222 për t'u regjistruar në Vodafone WiFi.
Regjistrimi do të jetë kryer me sukses në momentin që merr një SMS me fjalëkalimin për të aksesuar Vodafone WiFi në të gjitha vendet ku ai ofrohet. 
3. Identifikohu duke vendosur numrin e celularit dhe fjalëkalimin, më pas kliko Lidhu.
Mund të lëvizësh lirisht midis zonave Vodafone WiFi pa qenë e nevojshme të regjistrohesh sërish.

Pushime të mbara! /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment