Ka mbërritur në App Store loja zyrtare e Superbike 2015, me një grafikë spektakolare. Në këtë lojë mund të zgjedhni motorin që dëshironi midis markave më të njohura (Aprilia, Kawasaki, Honda, Ducati, Suzuki, MV Agusta, BMW) dhe të zbrisni në pistë për të garuar kundër më të mirëve, kundër ish kampionëve si Tom Sykes dhe Sylvain Guintoli.


Nga karakteristikat e kësaj loje kemi 13 pista, 24 pilotë të ndarë në 14 skuadra, 4 tipe të ndryshme loje: Kampionat, Garë të shpejtë, Sfidë dhe Time Attack, kontrolle me 9 konfigurime të ndryshme, një motor fizik që mund të përmirësohet dhe një grafikë fantastike 3D.


SBK15 Official Mobile Game është e disponueshme falas nue App Store. Kërkon iOS 6.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 311MB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

2 comments:

  1. A keni informata se a do ta eliminojne storage me 16gb, pra ka me qene iphone 32gb, 64gb dhe 128gb, se sipas mendimit tem 16gb duhet me dal prej perdorimit se nuk mjafton me.

    ReplyDelete
  2. Ndoshta me modelin 6s nuk ndryshon, por me iPhone 7 kjo është e sigurtë pasi nuk ka më kuptim 16GB

    ReplyDelete