Kur Apple prezantoi Apple Watch, gjithashtu prezantoi llojin e karakterit të ri që do të zëvëndësojë Helvetica Neue, i cili quhet San Francisko. Ky lloj shkrimi është zhvilluar plotësisht nga Apple për të qënë tipi i shkrimit i parapërcaktuar në iOS, Mac OS X edhe iWatch OS. Por cilat janë disa nga arsyet kryesore pse Apple krijoi një model të ri karakteresh?

Ekspertët mendojnë se arsyeja kryesore është qartësia e shkrimit në Apple Watch ku dimensionet e reduktuara të eraknin kërkojnë që tipi i shkrimit të jetë sa më i lexueshëm. Helvetica Neue, fonti i përdorur më parë nga Apple, duket se nuk ka përmbushur nevojat e Apple Watch.

Sigurisht që një tjetër arsye është edhe nevoja për të ndryshuar grafikën e përgjithshme, ku me siguri stili i shkrimit luan një rol kryesor. Integrimi i një tipi shkrimi i cili është menduar për tu dukur qartë edhe në ekrane me dimesione të vogla është një përmirësim i dukshëm i grafikës së përgjithshme.

Duke punuar me inxhinierët edhe dizajner-ët më të mirë në treg, Apple ka arritur të sjellë një tip shkrimi i cili është studiuar në çdo aspekt. Në imazhin që shikoni në krye të artikulli karakteret e shkruara me stilin San Francisco respektojnë disa simetri të cilat lejojnë qartësi të lartë edhe në sipërfaqe të vogla ku ato vendosen. Përshëmbull raporti midis shkronjave të vogla edhe të mëdha është rreth 75%, masë e cila siguron qartësinë më të mirë.

Për mua Helvetica Neue është më i bukur në krahasim me San Francisko  në qoftë se e aplikojmë atë në iDevice-ët aktualë përveç Apple Watch. Pra në dimensione të mëdha ekranesh Helvetica Neue tregon më mirë stilin e saj se sa San Francisko. Ju si mendoni? /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. si nje designer prej tashme 16 vitesh, mund te them qe helvetica ishte bere boze, font jashtezakonisht i arritur, gati perfekt, por pikerisht kjo e bente te papershtatshem. me miliona kompani ne mbare boten e kane perdorur keto 50vjet..
    fonti i ri i krijuar nga apple duket po ashtu perfekt, i lehte per tu lexuar dhe i vecante...
    duhet ta patentoje mire qe te mbrohet nga hajdutat basdarde te samsung :)

    ReplyDelete
  2. Jam dakord që është bërë bozë por besoj për tu parë, mbetet më i bukur se San Francisco.
    Samsung e gjen mënyrën se krijon një të ngjashëm edhe e quan Los Angeles :-)

    ReplyDelete
  3. samsungut i shkon Sukthi

    ReplyDelete