Siç ju kemi folur këto ditë, shërbimi i Apple Music do të startojë nesër, me datë 30 Qershor për të gjithë publikun. Ndër muzikantët me emër që do të gjeni në këtë shërbimin janë Dr. Dre, Elton John apo Ebro Daren, të cilët do këndojnë live në vënde të  ndryshme të Amerikës për të nisur këtë program.

Lajm tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe publikimi i iOS 8.4 i cili do të prezantohet për publikun nesër rreth orës 7. Ky version pritet të sjelle disa përmirësime përsa i përket performancës, programin Apple Music si edhe rregullimin e dobësisë të zbuluar nga stafi i Taig të cilët e shfrytëzuan për të sjellë Jailbreak për iOS 8.x. 

Ne ju këshillojmë që të mos përditësoni tek iOS 8.4 në qoftë se jeni të interesuar të keni Jailbreak sepse me siguri Apple do ta ketë rregulluar dobësinë e gjetur nga Taig. /iPhoneAlbania 

Kategoritë: , , ,

1 comment:

  1. ni ndihm . pse spom bon appsync me ja bo upgrade ios 8.3 a ka naj ndihm

    ReplyDelete