Shumë kompani që shesin produktet e tyre edhe në Japoni kanë një mënyrë mjaft të veçantë për ti shitur ato. Këto kompani i drejtohen të gjitha kompanive që prodhojnë filma të animuar ose me karikatura, të krijojnë personazhe që ti simbolizojnë sa më mirë ato. Duket se në këtë garë nuk do të mungojë as Intel i cili ka nisur të punësojë kompani të cilat do të krijojnë personazhet që do të simbolizojnë produktet që ai shet në këtë shtet.

Shumë marka të tjera aktualisht rreklamojnë produktet e tyre duke ndjekur këtë rrugë. Siç mund të dini Japonia është një nga vëndet lider ku filmat e animuar janë mjaft të ndjekur edhe në kinema mund të shihen filma të tillë që zgjasin edhe mbi një orë. Në një nga personazhet e para që janë vizatuar për kompaninë Intel, është një vajzë e cila mban në dorë një Tablet edhe ka të vizatuar mbi gjokset e saj faqen e programeve të Windows 8. Pra ky personazh simbolizon lidhjen midis Microsoft edhe Intel. /iPhoneAlbania

1 comment: