Ashtu siç ua kishim premtuar, në këtë artikull do ju sjelli guidën tonë hap pas hapi se si të bëni Jailbreak për iOS 8.4, 8.3, 8.2 dhe 8.1.3 me anë të programit TaiG. Ju kujtojmë që kjo guidë është e disponueshme për Windows dhe për Mac. Hapat janë të njëjtit.

Pajisjet që mund të bëhen Jailbreak

iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPod touch 5G, iPad mini, iPad 2, iPad 3, iPad 4, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air, iPad Air 2

Çfarë ju nevojitet

  • Njëra nga pajisjet e mësipërme;
  • Një kompjuter me sistem Windows;
  • Progamin TaiG (Shkarko)

Guida
1. Së pari ju këshillojmë të bëni një backup - në iCloud ose në iTunes - përpara se të vazhdoni me jailbreak.

2. Shkarkoni TaiG Jailbreak dhe spostojeni në Desktop.


3. Shkoni tek Settings dhe ç'aktivizoni bllokimin me kod ose me Touch ID dhe gjithmonë nga menuja Settings - iCloud ç'aktivizoni edhe shërbimin Find my iPhone. Do ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin tuaj dhe llogarinë Apple ID.


4. Tani hapni programin TaiG Jailbreak që keni shkarkuar në kompjuter, lidheni pajisjen tuaj Apple me kompjuterin me anë të kavos USB. Pasi të ketë njohur pajisjen tuaj, ç'aktivizoni opsionin (3K Assistant) për të evituar instalimin e një aplikacioni të panevojshëm në gjuhën kineze.


5. Shtypni butonin "Start" dhe do të fillojë proçedura e Jailbreak. Tani kini pak durim dhe prisni. Pas pak minutash proçedura do të përfundojë dhe në fund ju do të keni programin Cydia të instaluar në pajisjen tuaj.


Në përfundim të Jailbreak, hapni Cydia, ajo do të bëjë një reboot dhe më pas çdo gjë do të jetë në rregull dhe ju do të keni kryer me sukses Jailbreak. Nëse dëshironi të dini diçka më shumë rreth Jailbreak, ju ftojmë të lexoni artikullin tonë. /iPhoneAlbania

44 comments:

  1. O daku,po camera dhe calculator nga me vajten??😂😂

    ReplyDelete
  2. Mu po me bllokohet ne 20% iphone 5 ???????

    ReplyDelete
  3. A e ka provu najkush niPhone 5S 8.3, se vitin e kalum kom pas shum probleme me TaiG

    ReplyDelete
  4. Une tash jom duke e bere jaibreak Iphone 6 + ta shiqoj

    ReplyDelete
  5. edhe mua me bllokohet te 20% :/ a me ndihmon ndokush se cfare duhet te bej ?

    ReplyDelete
  6. Une e kom Iphone 6+ dhe aty po ndalet 20%

    ReplyDelete
  7. admina ku jeni more ju lutem ndihme :(

    ReplyDelete
  8. si ka mundesi qe edhe pse e kam te instaluar itunes
    programi taig nuk i njeh driverat

    ReplyDelete
  9. adm nqs ka mundesi ktheni pergjigje

    ReplyDelete
  10. Duhesh me instalu extra ta file aty e ki te 4kAssisent se une e pata kete problem :)

    ReplyDelete
  11. si e bere ti vlla se edhe mua te 20% me ndalon :/

    ReplyDelete
  12. Ashtu te njetin problem e kemi te gjithe ne 20% ndalet jailbreak e kemi pytur adminat mirpo ata nuk japin dot pergjigje 😩

    ReplyDelete
  13. e pse po e kerkojka fjalëkalimin dhe llogarinë Apple ID...????

    ReplyDelete
  14. Provo të instalosh një version më të vjetër të iTunes

    Si të zgjidhni problemin e bllokimit të Jailbreak të iOS 8.3 në 20% [Guida]

    ReplyDelete
  15. Provo të fshish versionin e fundit të iTunes dhe të shkarkosh një version më të vjetër dhe duhet të zgjidhet problemi i Jailbreak

    http://www.iphonealbania.net/2015/06/problemi-i-bllokimit-te-jailbreak-ne-20-perqind.html

    ReplyDelete
  16. iTunes është problemi i bllokimit të Jailbreak në 20% dhe mos njohjes së driver-ave. Ju këshilloj të fshini versionin e fundit të iTunes dhe të instaloni një version më të vjetër. Kjo me sa duket është zgjidhja e vetme për momentin...

    ReplyDelete
  17. Faleminderit shume Dendi do te bej zgjillje mirpo kom windows 8.1 64 Bit dhe po kom probeleme me itunes :(

    ReplyDelete
  18. App store nuk funksionon pas jailbreak

    ReplyDelete
  19. E prevova me dul molla dhe nuk u hjeke desht me ba restore

    ReplyDelete
  20. qka muj me bo bre :S
    une e kom t'instalun iTunes :/

    ReplyDelete
  21. qka muj me bo ?
    Une e kom t'instalun iTunes :/

    ReplyDelete
  22. Për bes mua me verzionin e vjetër nuk u ndalua fare...Por tweaks nuk um dalin ne Settings çka duhet me bë

    ReplyDelete
  23. A e ke kry jailbreakin

    ReplyDelete
  24. me verzinin me te ri ështe kry

    ReplyDelete
  25. windowsin 32 apo64 bit e kee

    ReplyDelete
  26. nese e ke 64 nuk i njeh driverat

    ReplyDelete
  27. Duhet të presësh lëshimin e Cydia Substrate për iOS 8.3

    ReplyDelete
  28. Djem. juve qe ju duhet jailbreak lirisht bone update iPhone n8.3, se edhe pak dite del 8.4( ose sot ) edhe heket mundsia me bo jailbreak per ni kohe tgjate pasi bohet patch.

    ReplyDelete
  29. Rrahman SaramatiJune 24, 2015 at 6:07 PM

    pershendetje djema, un i kam kryer procedurat qysh eshte thene ne kete artikull, e kam ul versionin tjeter te itunes, e kam instalu TaiG dhe e kam bere jailbreak , ka dal cydia ne faqe, por problemi eshte se nuk eshte asnje program ne cydia kompatibil me ios 8.3.


    ne ifun box po me del qe ende eshte i mbyllur iphone (jailed) keshtu qe TiaG eshte thjesht po...e e ftoft.

    ReplyDelete
  30. Sepse akoma nuk është lëshuar Cydia Substrate për iOS 8.3, po punohet!

    ReplyDelete
  31. A ka mundesi ose a e ka provu najkush me ba jailbreak naj iphone qe ewhte i bllokum me icloud

    ReplyDelete
  32. Cka munet me kon problemi ktu, e kqyra te Solutions po krejt kinezisht gati edhe spat najsen per error 1102.
    @dendi

    ReplyDelete
  33. qa pot vyn ajo ma :P

    ReplyDelete
  34. pse mua kur po provoj me u connectu me iphone po ma qet "network anomailes"

    ju lutem me njoftoni si te veproj sepse qe 3 dite kame njejtin problme spo mundem me bane jailbreak

    ReplyDelete
  35. e qka me bo qe me i njoft dirverat 64bit

    ReplyDelete
  36. une mbreme e bera jailbrake iphone 5s por tash nuk mundem te instaloj asgje as permes appstrore as permes cydia

    ReplyDelete
  37. Un e kom bo n5S, po shum mir osht tu funksionu

    ReplyDelete
  38. Nje shpjegim si mas procedures qe ndoqa un masi nuk me njihte me versionin e fundit te itunes :

    1: Shko tek Control Panel\All Control Panel Items\Programs and Features !
    2: Gjej Itunes edhe beje unistall pastaj hypni per siper fshini apple supports
    3: Shkoni ne C:\Users\Cledy West\Music\iTunes edhe gjeni filen qe thot iTunes Library.itl bejeni iTunes Library.bak
    4: Shkoni ne google edhe kerkoni "old itunes" ose i keni ktu
    1) 32bit http://www.oldapps.com/itunes.php?old_itunes=16112
    2) 64bit http://www.oldapps.com/itunes.php?old_itunes=16111
    5: Mbasi ta shkarkoni instalojeni edhe ndiqni proceduren si me siper qe ka shpjeguar faqa iPhonealbania.com

    Shpresoj tju bej pune :)

    ReplyDelete
  39. Dendi.. kam marr itunes verzionin e fundit e poashtu edhe taig versionin e fundit edhe nuk e di pse nuk ben ngelet 20% ose 40% !?

    ReplyDelete
  40. ah bre pse po nalet 40 % a din kush me kallxu edhe me 8.3 edhe tash me 8.4 pse ?!

    ReplyDelete
  41. per me ju ba mir jailbreak duhet mas pari me shku ne control penal me ba delet
    1 .Apple Application Support
    2.Apple Mobile Device Support
    3.Apple Software Update
    4.Bonjour
    5.itunes
    dhe tani e instaloni itunes 12.0.1.26 edhe me qita ju ban se une e bana jailbreake iphone 5 shpresoj si ju ban

    ReplyDelete
  42. Pershendetje kam nevoj me mar nje pergjigjje nga ju e kam bo jailbrak iphone 5s me sukses a duhet me aktivizu find my iphone pas kryrjes se jailbrak ju faliminderit

    ReplyDelete