Messenger nuk ka nevojë më për një llogari Facebook. Që nga e mërkura, përdoruesit e Messenger në SHBA, Kanada, Venezuelë dhe Peru kanë mundësi të regjistrohen duke përdorur emrin dhe numrin e celularit. Gjithsesi, këta persona do ta kenë mundësinë që sërish të përdorin Messenger-in përmes një llogarie Facebook, pasi do t’ju shfaqet butoni “Log in with Facebook” menjëherë sapo të hapin aplikacionin.

Një tjetër buton “Not on Facebook?” lejon që të ngarkohen të gjithë kontaktet tuaja që keni në celular, në mënyrë që Facebook më pas te gjejë miqtë tuaj me të cilët mund të komunikosh. Gjithashtu, do të keni mundësi të kërkoni dikë me të cilin mund të bisedoni, por do t’ju shfaqen vetëm personat të cilët kanë numrin e regjistruar në të dhënat e Facebook.

Bisedat tuaja që mund t’i bëni me Messenger duke përdorur numrin e celularit, nuk do të ruhen në bisedat që mund t’i bëni me llogarinë e Facebook. Kjo lëvizje shihet si një strategji e kompanisë që të tërheqë më tepër përdorues në Kinë dhe shtete në të cilat Facebook është bllokuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment