Apple Watch tani mund të blihet edhe në shtatë shtete të tjera. Të premten, “orët e mençura” të Apple kanë filluar të shiten edhe në Itali, Meksikë, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan. Këto shtete i bashkohen listës së vendeve të cilat tashmë prej kohësh shesin Apple Watch e që janë: Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Japonia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Planet e kompanisë janë që në gjysmën e dytë të muajit korrik, saktësisht me datën 17, Apple Watch të shitet edhe në tre shtete tjera: Hollandë, Suedi dhe Tajlandë. Aktualisht, numri i vendeve që shesin “orët e mençura” të kompanisë amerikane është 16, ndërsa në fund të korrikut numri do të rritet në 19. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

2 comments: