Apple ka lëshuar iOS 8.4, përditësimin e shumëpritur që ofron tani mundësinë e përdorimit të shërbimit të muzikës në streaming Apple Music, në vendet që është i disponueshëm. Një tjetër risi do të jetë edhe Beats 1 që transmeton muzikë 24 në 24. Me Apple Music do të jetë e mundur të përdorim edhe Connect, rrjeti social i artistëve.


iOS 8.4 sjell gjithashtu edhe aplikacionin e ri Music, krejtësisht të rinovuar, përmirësime për iBooks dhe mundësinë për të shpëtuar deri në 100.000 këngë në iTunes Match. iOS 8.4 mund ta shkërkoni nëpërmjet funksionit OTA (peshon rreth 222 MB në iPhone 6) direkt nga Settings > General > Update Software, ose nëpërmjet iTunes, duke e lidhur pajisjen tuaj me kompjuterin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment