Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Halftone 2.

Halftone 2 është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë sekuenca komike me fotot që kemi në iPhone ose iPad. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe ofron disa funksione të tjera mjaft interesante.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Halftone 2 do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment