Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

World Travelpedia: Global Attraction, nga 5.49€, falas. /iPhone, iPad
Ky aplikacion është një database që përmban informacione për rreth 100 shtete të botës nga ku mund të merrni informacionet që dëshironi në qoftë se dëshironi të udhëtoni ose të dini më tepër në lidhje me atë shtet. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Video And Photo Transfer, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të transferoni foto dhe video nëpërmjet rrjetit WiFi nga një iDevice në një tjetër. Për të transferuar fotot dhe videot do të na mjafton vetëm pak hapa në qoftë se jemi lidhur në një rrjet WiFi. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Clone Camera Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Clone Camera Pro është një program mjaft interesant i cili do të na lejojë të vendosim në sfondin e fotove tona objekte të shumë fishuara. Në këtë mënyrë do të jeni në gjëndje të kriojoni efekte grafike mjaft interesante dhe reale. Ja vlen ta keni edhe këtë program.


I, Gladiator, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të keni mundësinë të luani beteja të ndryshme të cilat zhvillohen në ambjente grafike të Romës së lashtë, më saktë në arenat ku ndesheshin gladiatorët. Ambjenti grafik është mjaft i veçantë dhe bashkangjitur me dëfrimin që loja ofron, sigurish është për tu provuar duke qënue se është edhe falas.


Quotes Folder, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Quotes Folder është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad-in tonë disa mijëra aforizma të cilat mund ti ndani direkt me miqtë tuaj në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Shprehjet ndahen sipas disa seksioneve dhe do të gjeni rreth 15.400 të tilla. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment