Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

iReminder - Mastermind Edition, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion mjaft i kompletuar për iOS për të kujtuar gjërat që keni për të bërë. Ka një dizajn modern dhe mjaft efikas.


Color Companion, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Color Companion është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi një program për kombinimin ngjyrave në mënyrë unike. Në qoftë se doni të krijoni një imazh me ngjyra Color Companion është programi i duhur për të kombinuar ngjyrat sipas fantazisë.


Crazy Raider, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Crazy Raider do të vërë në provë reflekset tuaja. Në këtë lojë do të luajmë në rolin e një ushtari të inatosur dhe duhet t'i bëjmë ballë sulmeve të mumieve duke i mbytur ato për të mbledhur sa më shumë diamante.


Muscle Run, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Muscle run është një lojë me gara me makina ku ju duhet të garoni në pista pa fund dhe të jeni të vëmëndshëm të kaloni çdo rrezik dhe pengesë që këto pista kanë. Në lojë do të gjeni 6 lloje të ndryshme makinash si dhe një drejtim të makinës mjaft real. E vetmja e metë e lojës është se duhet të keni iPhone 4S e lart për ta instaluar. Ja vlen ta provoni gjithsesi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment