Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Quick Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone, iPod ose iPad si një zile zgjimi me një grafikë mjaft interesante dhe të thjeshtë për tu përdorur. Mund të zgjidhni midis 8 melodive të ndryshme për tu zgjuar  si dhe mund të zgjidhni veshje të ndryshme grafike. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Flick Tennis, nga 2.69€, falas. /iPhone
Flick Tennis është një lojë mjaft e bukur në të cilën do të luani në kopie kundra kundërshtarit. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të këndshëm dhe do të merrni pjesë në një mini kampionat për të fituar trofeun. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. A muni me ma gjet nje program ncydia per me jav gjet passwordat wifive ,

    ReplyDelete