Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Gas Tycoon 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


Car Crusher, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Car Crusher është një challenging puzzle game. Të bëheni milioner është shumë e vështirë. Qëllimi juaj është të krijoni murin e fabrikës dhe të vendosni të gjitha gjërat në vendin e duhur, dhe të mblidhni paratë gjatë rrugës.



Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- Globosome: Path of the Swarm, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Globosome është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të luani në rolin e një bime sferike e cila mund të lëvizë. Duhet ta ndihmoni atë të eksplorojë botën ku ajo jeton edhe të kalojë të gjitha pengesat që do ti shfaqen gjatë rrugës.


FilterMania 2, nga 3.59€, falas. /iPhone
FilterMania është një tjetër program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të modifikojmë fotot tona me efekte grafike mjaft të bukura. Gjithashtu është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë do të mbeteni të kënaqur nga ky program.


-  InstaFonts, nga  3.59€, falas. /iPhone
InstaFonts është një program i cili integrohet me programin InstaGram. Ai i shton këtij të fundit mundësinë për të patur një shumllojshmëri modele shkronjash kur editojmë fotografitë tona nëpërmjet programi Instagram. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment