Pas plot 25 vjetësh, rikthehet krejtësisht e rinovuar njëra nga lojërat më popullore të viteve ’90, "Wings Remastered". Duke luajtuar me këtë lojë mund të përjetoni të gjithë aksionin, lavdinë dhe drithërimat e një piloti të Luftës së Parë Botërore. Më tepër se një simulator i thjeshtë, Wings ofron aksion të vërtetë arcade dhe një eksperiencë loje mjaft tërheqëse.

Wings Remastered nuk ka komanda të vështira në tastierë, por përqëndrohet në një gameplay të fokusuar vetëm tek fluturimi dhe gjuajtja e plumbave. Loja është realizuar nga e para, me një grafikë fantastike HD, efekte audio të cilësisë së lartë dhe një kolonë zanore të realizuar me vegla muzikore origjinale.


Wings Remastered është e disponueshme në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 4.3 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment