Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program i cili sjellë një efekt grafik mjaft interesant i cili imiton levizjen e valëve që krijohen kur prekim mbi një sipërfaqe të lëngshme. Ky program quhet AquaBoard edhe vjen në versionin e tij për iOS 8

Programi përshtatet me iPhone, iPad dhe iPod dhe është krijuar nga programatori për iOS, Elias Limneos. Sapo ta instaloni efekti i ujit do të aplikohet tek Lock Screen dhe Home Screen. Do të mund të zgjidhni midis disa temave që programi ofron:
  • Rain Drops (efekti i parapërcaktuar)
  • Finger Tips
  • Aqua Sphere 
  • Waves
  • Shock Wave
  • Unseen Abyss
  • Abstract Artist
  • Heavy Taps
  • Smudge Brush
Efektet do të aplikohen kur të prekni me një ose më shumë gishta ekranin e iDevice dhe efekti do të shoqërojë gishtin në qoftë se do ta rrëshkisni mbi ekran. Pra do të duket sikur po prekni një sipërfaqe ujore. Gjitashtu mund të kontrolloni shpejtësinë e përhapjes së valëve si dhe shumë funksione të tjera. 

Këtë program mund ta gjeni në Cydia me çmimin 2,99$ në repozitorin e BigBoss. Ju kujtojmë që duhet të keni të instaluar Jailbreak edhe iOS 8. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment