Pas lëshimit në Shtetet e Bashkuara, vijnë edhe në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës video-telefonatat nëpërmjet aplikacionit Facebook Messenger, që ofrojnë mundësinë për të telefonuar falas me miqtë tanë në Facebook. Video-telefonatat nëpërmjet Facebook Messenger funksionojnë si në 3G/LTE ashtu edhe nëpërmjet Wi-Fi, duke u bërë një alternativë e mirë e Skype dhe Facetime.

Për të bërë një video-telefonatë mjafton të hapni Messenger, të zgjedhni kontaktin që dëshironi të telefononi dhe të klikoni mbi ikonën e videokamerës që ndodhet lart-djathtas. Nëse përdoruesi që ndodhet në krahun tjetër është i lidhur në Facebook, do t'i shkojë menjëherë video-telefonata.

Pasi të keni nisur video-telefonatën, mund të zgjedhni nëse dëshironi të përdorni fotokamerën e pasme ose atë përpara, por mund të vendosni edhe të ç'aktivizoni krejtësisht fotokamerën dhe të shfrytëzoni shërbimin për një telefonatë normale audio. Nga provat e para, cilësia nuk është në nivelin e Facetime, megjithatë është e mirë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment