Në App Store do të vijë së shpejti vazhdimi zyrtar i lojës së famshme dhe shumë të dashur Snake! Dizajneri origjinal Taneli Armanto i është bashkuar studios Rumilus Design për të krijuar një version të ri të lojës Snake për iOS dhe platformat e tjera mobile. Ndryshe nga versioni klasik për telefonat Nokia, Snake Rewind nuk do të përfundojë sa po të prekim murin herën e parë.

Në versionin e ri të Snake mund të kthehemi prapa në kohë në rast se gabojmë. Kjo është e mundur falë mbledhjes së frutave dhe monedha që fitojmë gjatë lojës. Përveç këtij versioni interesant, Snake Rewind përfshin edhe një rënditje dhe 10 nivele të ndryshme. Loja do të jetë e disponueshme më datën 14 Maj. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment