Është publikuar traileri i parë i filmit biografik mbi jetën e Steve Jobs i regjisorit Danny Boyle. Ky trailer nuk zbulon shumë për këtë film të ardhshëm, por na jep një vështrim të parë të aktorit Michael Fassbender, i cili do të interpretojë Steve Jobs. Në këtë trailer ky aktor shihet duke u përgatitur për të mbajtur fjalimin e famshëm të Steve Jobs, të cilin e kemi dëgjuar disa herë gjatë karrierës së tij.

Fassbender-it i bashkëngjitet edhe aktori Seth Rogen, në rolin e bashkë-themeluesit të Apple, “Steve Wozniak”, gjithashtu në këtë film luajnë edhe aktorja Kate Winslet dhe aktori Jeff Daniels. Këtë film fillimisht e ka filluar ta prodhojë studio “Sony Pictures”, por vitin e kaluar është transferuar në duart e studios “Universal”. Premiera e këtij filmi pritet që të mbahet më 9 tetor. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment