"Taplet - get HD photos out of videos" është një aplikacion mjaft interesant që i drejtohet të gjithë atyre përdoruesve që përdorin iPhone për të bërë foto dhe video. Falë këtij aplikacioni keni mundësinë të nxirrni një foto me cilësi të lartë nga një video që keni regjistruar me anë të iPhone.

Mjafton të zgjedhni videon që dëshironi, të gjeni segmentin që dëshironi të eksportoni si imazh dhe më pas ta shpëtoni atë direkt në pajisjen tuaj sikur të ishte një foto normale. Mund të përdorni edhe shkopin magjik për të përmirësuar automatikisht foton, që më pas mund edhe ta ngarkoni në Instagram, Facebook apo Twitter.


Taplet, ndryshe nga një screenshot i thjeshtë me anë të dy butonave "Power" dhe "Home", është në gjëndje të shpëtojë imazhe në cilësi të lartë, me të njëjtin rezolucion që është regjistruar videoja.

Taplet është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment