Sipas raportit të fundit të Digital Music News, Spotify mund të ndërpresë së shpejti ofertën e saj falas të muzikës në streaming, duke i ofruar përdoruesve vetëm një provë falas për tre muaj përpara abonimit. Propozimi i tre muajve provë është propozuar fillimisht nga Universal Music Group dhe Sony Music Entertainment, dhe do t'i ofrojë mundësinë atyre që e përdorin këtë shërbim, të vazhdojnë ta përdorin falas edhe për 6 muaj të tjerë.

Sipas këtij raporti, Spotify, nuk është dakord me këto ndryshime por është detyruar të bëjë këtë zgjedhje për shkak të presionit të madh nga prodhuesit e mëdhenj diskografik që vazhdojnë të mbështesin këtë lloj biznesi. Duke qenë se për momentin Digital Music News ka qenë e vetmja që ka raportuar këtë lajm për momentin,  nuk mund ta themi me siguri nëse këto ndryshime do të bëhen me të vërtetë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment