Space Marshals është një lojë fantashkencore që zhvillohet në një Far West hapësinor. Në këtë lojë ju do të luani në rolin e Burton, një sherif i specializuar në ndjekjen e kriminelëve më të rrezikshëm të arratisur nga burgu. Burt, Ava dhe Gavin janë tre Space Marshall që janë pezulluar për sjellje të keqe.

Ato janë të burgosur në bordin e anijes kozmike Space Marshall që quhet Artemis, që është një burg i sigurisë së lartë ku ndodhen kriminelët më të rrezikshëm. Por gjatë periudhës që ato ndodhen në burg, ndodh një revoltë dhe gjithë ekuipazhi mbetet i vrarë dhe kontrolli i anijes kozmike bien në duart e dikuj tjetër që e drejton anijen drejt një universi të pa eksploruar ku fshihen disa kriminelë të tjerë. E vetmja zgjidhje mbeten tre sherifat...


Space Marshall është i disponueshëm në App Store me çmimin 4,49€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 259 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment